DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Punëtorët e sigurimit fizik në QKUK e përfunduan sot grevën, i kthehen punës nga sonte

5 Gusht 2025
A A
Punëtorët e sigurimit fizik në QKUK e përfunduan sot grevën, i kthehen punës nga sonte
Share on Facebook

Punëtorët e sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e përfunduan sot grevën dhe pritet që qysh nga sonte t’i kthehen punës në këtë institucion shëndetësor, raporton Ekonomia Online.

Përfundimi i grevës u votua njëzërit nga punëtorët.

Këta hapa erdhën pas nënshkrimit të kontratës për tender të sigurimit fizik në QKUK midis Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe kompanisë fituese të tenderit.

Pronari i kompanisë fituese në këtë tender, Ferid Berisha njoftoi se nënshkruan kontratë gjashtëmujore.

“Kontrata për ne është premtim dhe premtimin do ta realizojmë deri në fund. Sa i përket të drejtave të punëtorëve të gjitha janë të cekura në kontratë, si vlerat, si rrogat, si koha e caktuar, kështu që ne me përpikëri do të mundohemi t’i realizojmë këto. Nga sonte punëtorët i kthehen punës”, tha Berisha.

Ndërsa, kryetari të Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se i ofrojnë bashkëpunim kompanisë, por theksoi se në momentin që nuk e respekton ligjin nuk e njohin asnjë kompani.

“Kompanisë së re, e cila nuk ka qenë e panjohur, i ofrojmë bashkëpunim të mjaftueshëm. I themi këtu përpara që për ne nuk ka qenë me rëndësi cila kompani do të jetë e para.

Ne ftojmë pronarin e kompanisë që të kërkojë me përkushtim që kjo kontratë të zbatohet, ashtu siç është.

Unë jam tip i tillë që njoh kontratat, njoh kompanitë deri në atë moment që e respektojnë ligjin. Në momentin që nuk e respekton ligjin nuk e njoh asnjë kompani. Por i ofrojmë bashkëpunim dhe përfundimisht ne këtë grevë do ta mbyllim. Që nga dita e parë kjo grevë ka pasur qëllim social e jo qëllim politik”, tha Azemi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com