DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Punimet e Kishës ortodokse serbe në Graçanicë u ndërprenë shkaku që nisën pa leje

9 Maj 2025
A A
Punimet e Kishës ortodokse serbe në Graçanicë u ndërprenë shkaku që nisën pa leje
Share on Facebook

Një Kishë ortodokse serbe po dyshohet se është nisur të ndërtohet ilegalisht në një nga kodrat e Graçanicës, pak kilometra larg Prishtinës.

Punimet në pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë janë ndërprerë tash e dy javë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.

“Me datë 22.04.2025, Prokurori i shtetit, ka lëshuar Urdhër të përkohshëm të ndalimit dhe brenda afatit ligjor, ka paraqitur në Gjykatë, kërkesën për Urdhër ndalues përfundimtar. Meqë jemi në fazën hetimore, tani për tani, nuk mund të ofrojmë më shumë informacione pasi që mund të dëmtohet integritetit i hetimeve”, ka konfirmuar për Reporterin Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Tutje, në njoftimin e prokurorisë tregohet se në rastin që po trajtohet nga prokurori Arianit Salihu, organi ndjekjes “është duke zhvilluar hetimet në drejtim të dy veprave penale në vazhdimësi, atë të ”Keqpërdorimit të pozitës apo të autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të ”Ndërtimit pa leje nga neni 359 të KPRK-së”.

Për ndërtimin e objekteve fetare në Kosovë, sipas ligjeve në fuqi, duhet miratim nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Të kontaktuar nga gazeta online Reporteri.net, në lidhje me rastin në Graçanicë, nga kjo ministri tash e disa ditë mediumi nuk ka marrë përgjigje.

Afër vendit ku po ndërtohet objekti që dyshohet se është destinuar për Kishë ortodokse serbe, të premten ka qëndruar gazetarja e gazetës online Reporteri.net, Leonora Kolukaj. Megjithëse, ajo dhe ekipi i mediumit nuk u lejuan të incizojnë nën arsyetimin se “prona është private”.

Nga Komuna e Graçanicës, të premten, përmes telefonit, nënkryetari Leutrim Ajeti tha se ka dëgjuar për “ndërtimin ilegal”, por se nuk është marrë me atë çështje.

“Kam ndegju por nuk e di, pasiqë janë çështje të urbanizmit ato. Nuk jam marrë me atë çështje”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 247)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com