DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit të mirësjelljes

5 Qershor 2026
A A
​Mbi 200 mijë euro gjoba për vendosje të posterëve, prin LDK-ja
Share on Facebook

Lista Serbe është dënuar me dy mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ky subjekt politik është konstatuar se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike.

“PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Za Slobodu Pravdu i Opstanak, me seli në Graçanicë, ZP/Anr.15/2026, e datës 04.06.2026, kundër Subjektit Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026”, thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se Subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 2,000.00 (dy mijë) euro.

“Detyrohet Subjekti Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, që gjobën e shqiptuar si në pikën II të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguajë në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi“, thuhet në vendim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 076)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com