DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qalaj: Kokëfortësia e Kurtit po e dëmton Kosovën

5 Maj 2025
A A
Qalaj: Kryetari i kuvendit përfaqëson deputetët dhe jo vetëm partinë
Share on Facebook

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se LVV-ja nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Si pasojë e kësaj, Qalaj vlerëson se edhe dështimi për konstituim po bëhet për 11 herë radhazi.

“LVV-ja, Guxo dhe Alternativa nuk kanë vullnet për ta propozuar dikë tjetër, në mënyrë që ta zhbllokojnë procesin. Kokëfortësia e liderit të tyre, pra e Kurtit është duke e dëmtuar Kosovën, për shkak se kemi mbetur peng i një propozimi, i cili është bërë i qartë nga PDK-ja. Mirëpo, edhe partitë e tjera e kanë bërë të qartë që kandidati i propozuar nuk kalon, për shkak të një individi që konsiderohet jo e denjë për të qenë kryetare e Parlamentit”, tha ai.

Qalaj thotë se tashmë ka ardhë koha “e fundit” që VV-ja me partnerë të veprojnë dhe ta propozojnë një tjetër kandidat për kryetar të Kuvendit.

“Mendoj që procesi i zhbllokimit të institucioneve më ka humbur çfarëdo kuptimi. Është koha e fundit që VV-ja me partnerë e saj të mendojë dhe të veprojë për një propozim tjetër. Paraprakisht, e rrugës është që LVV, Guxo dhe Alternativa të marrin iniciativa në mënyrë që të arrihet një konsensusi i përgjithshëm që ta kemi një kryetar të Kuvendit”, tha ai.

Sot, ka dështuar edhe përpjekja e 11-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo meqë partia fituese sërish tentoi të formohet komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit, gjë që nuk u përkrah nga opozita. Seanca e radhës u caktua për të mërkurën në orën 10:00.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 131)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com