DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Që nga 2017-ta nën kërcënimin e gjakmarrjes, kush është 40-vjeçari që u vra me breshëri automatiku?

12 Korrik 2026
A A
Që nga 2017-ta nën kërcënimin e gjakmarrjes, kush është 40-vjeçari që u vra me breshëri automatiku?
Share on Facebook

Aleksandër Koçeku, është 40-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Dukagjin me një breshëri prej 25 plumbash automatiku.

Kjo breshëri plumbash, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën atij në zonën e Karmës së Kirit, në aksin malor Kir-Prekal.

Vrasja u krye në një segment rrugor me lëvizje shumë të pakta automjetesh dhe pa kamera sigurie, një vend që, sipas rrethanave të deritanishme, duket se ishte zgjedhur me kujdes nga autorët për të minimizuar rrezikun e dështimit të atentatit.

Bëhet e ditur se hetimet e para janë përqendruar te pista e gjakmarrjes, ndërsa familjarët thonë se viktima jetonte nën kërcënimin e hakmarrjes që prej vitit 2017.

Koçeku u gjet i pajetë brenda automjetit të tij nga një kalimtar i rastit, i cili njoftoi policinë.

Sipas grupit hetimor, autori ose autorët i kishin zënë pritë dhe e ekzekutuan me breshëri automatiku.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pista kryesore lidhet me vrasjen e Angjelin Shkambit në vitin 2017, ngjarje për të cilën vëllai i viktimës, Artan Koçeku, po vuan dënimin me burg.

Familjarët dyshojnë se atentati i së shtunës është akt hakmarrjeje për atë krim.

Ndërkohë, Aleksandër Koçeku ishte gjithashtu nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës për dosjen e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka, ndërsa afatet e hetimit për këtë çështje ishin zgjatur pak ditë më parë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 434)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com