DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qëndroi tri ditë në Kosovë – me kë u takua kryetarja e Speciales dhe çka i bëri përshtypje?

14 Maj 2025
A A
Kryetarja e Gjykatës Speciale më 13 maj në Kosovë, mban konferencë për media
Share on Facebook

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë qëndrimit në Kosovë ka pasur takime me ambasadorë të vendeve të BE-së dhe ambasadorin e Britanisë.

Ajo ka vizituar edhe Qendrën e Fondit për të Drejtën Humanitare, dhe ka pasur bisedim me studentët e Juridikut.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), Ekaterina Trendafilova, përfundoi sot vizitën e saj treditore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Gjatë vizitës ajo u takua me studentë të Fakultetit të Drejtësisë për të diskutuar kornizën ligjore të DHSK-së, si dhe mandatin dhe funksionimin e saj. Gjithashtu, ajo vizitoi edhe Qendrën e Dokumentacionit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Po ashtu, Gjykatëse Trendafilova u takua me palët e interesuara, mes të cilëve përfaqësues të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Shefin e Misionit EULEX. Ajo u takua edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Shefin e UNMIK-ut dhe Avokatin e Popullit në Kosovë për t’u dhënë informacione publike rreth mandatit, administrimit dhe veprimtarive aktuale të Gjykatës”.

“Ajo çka vlerësova më shumë nga vizita në Kosovë ishte takimi me studentët e universitetit të cilët dua t’i falënderoj për interesin dhe pyetjet e tyre. Studentët treguan njohuri të shkëlqyera të parimeve juridike. Gjëja më prekëse ishte ekspozita e Fondit për të Drejtën Humanitare, që dokumenton zërat dhe përvojat e viktimave dhe mbijetuesve nga lufta në Kosovë”, tha Trendafilova.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com