DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

QERSHOR 1999, Kapitullimi i Milosheviqit midis presionit të NATO-s dhe goditjeve finale të UÇK-së

10 Qershor 2026
A A
QERSHOR 1999, Kapitullimi i Milosheviqit midis presionit të NATO-s dhe goditjeve finale të UÇK-së
Share on Facebook

Shkruan Milaim Sylejmani

Midis datave 3 dhe 9 Qershor 1999, fati i Kosovës kaloi nga diplomacia e korridoreve ndërkombëtare në luftimet e ashpra që bënte UÇK terren. Pranimi i Planit të Paqes të Ahtisarit dhe Çernomirdinit nga Parlamenti i Serbisë më 3 Qershor ’99 shënoi kapitullimin politik të Beogradit. Megjithatë, zbatimi teknik i këtij dorëzimi ekspozoi një ushtri serbe në panik, e cila u godit deri në sekondat e fundit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Dinamika e takimeve dhe ndryshimet misterioze në delegacionin Serb

Më 5 qershor, takimi i parë tekniko-ushtarake duhej të fillonte në ora 09:00 e zyrtarisht nisi në ora 11:00 në një tendë të improvizuar në pikën kufitare në Bllacë, (fshat në Maqedoni, pranë kufirit me Kosovën). Delegacioni fillestar serb udhëhiqej nga Gjenerali i Policisë, Obrad Stevanoviq, dhe Gjenerali i Ushtrisë, Blagoje Kovaçeviq. Bisedimet u bllokuan menjëherë, dhe opinionit ju dha informata, për shkak të qëndrimeve të ngurta serbe ndaj zonave të sigurisë që kërkonte NATO.

Në këtë pikë kthese, Sllobodan Milosheviqi ndërhyri me urgjencë duke ndryshuar përbërjen e delegacionit. Për takimin final në Kumanovë më 9 Qershor, Gjenerali Kovaçeviq u tërhoq nga skena dhe u zëvendësua nga Gjenerali Svetozar Marjanoviq. Gazetat e kohës, të privuara nga informacioni i verifikuar, raportuan gjerësisht për mungesa dhe zëvendësime të pashpjegueshme brenda rangjeve të larta të gjeneralëve serbë.
Rezistenca e UÇK-së, sfida dhe dominimi i dy akseve kufitare

Ky presion mbi Beogradin nuk erdhi rastësisht. Në atë periudhë, njësitë e UÇK-së në Zonën Operative të Neredimës (veçanërisht Brigada 162 “Agim Bajrami”) operonin në kushte jashtëzakonisht të vështira të rrethimit dhe pabarazisë logjistike. Megjithatë, duke shfrytëzuar afërsinë gjeografike me kufirin e Maqedonisë, kjo brigadë arriti të mbante nën tension të vazhdueshëm dy rrugët kryesore që lidhnin Kosovën me Shkupin dhe Tetovën.
Si rruga magjistrale përmes Hanit të Elezit, ashtu edhe aksi strategjik drejt Tetovës, ishin në shënjestër të vazhdueshme të njësiteve guerile të UÇK-së, duke bërë që çdo lëvizje e forcave serbe në këtë trekëndësh kufitar të shoqërohej me rrezik të lartë të vazhdueshëm.

Dëshmia nga terreni, aksioni në Kaçanik dhe supozimi i një goditjeje në struktura të nivelit të lartë të forcave armike.
Rrethanat e atyre ditëve duhet ndriçohen sot nga dëshmitë që mund të mblidhen drejtpërdrejt nga terreni. Pas dreka e 5 qershorit 1999, autorin e këtyre rreshtave e gjeti fshatrave të Kaçanikut duke u kthyer me dy bashkëluftëtar nga një takim i rëndësishëm që kishim në Petrovë të Shtimes. Pikërisht në ditët kur po hartoheshin detajet e negociatave, një sulm i befasishëm gueril i UÇK-së në hyrje të Kaçanikut goditi një automjet zyrtar serb. Dëshmitarët okularë në zonë raportuan për një mobilizim të jashtëzakonshëm të forcave të armikut pranë pikës së karburantit në hyrje të Kaçanikut, ku një autoambulancë dhe patrulla të shumta të policisë serbe po i jepnin ndihmën e parë emergjente një oficeri të rangut të lartë, i cili kishte mbetur i plagosur ose i vrarë në sediljet e pasme të makinës.

Kjo dëshmi ngre një hipotezë të fortë historike: fshehja e dëmeve të pësuara ishte jetike për Beogradin që të mos tregonte thyerje të moralit apo dobësi në tavolinën e bisedimeve me NATO-n. Eliminimi apo lëndimi i mundshëm i njërit prej zyrtarëve të lartë ushtarakë ose ndërlidhës në aksin e Kaçanikut shpjegon arsyen e vërtetë pse emrat në delegacion ndryshuan brenda natës, dhe pse NATO dhe Beogradi u detyruan të zhvendosnin lokacionin e bisedimeve nga tenda e pasigurt e Bllacës, në perimetrin e sigurisë së rreptë dhe të izoluar ushtarak të Aerodromit të Kumanovës.

Suksesi strategjik në prag të Çlirimit

Ky episod dëshmon se kapitullimi i Serbisë nuk erdhi thjesht si pasojë e diplomacisë pasive. UÇK-ja arriti suksesin e saj më të madh operativ, mbajtjen nën presion dhe goditjen e strukturave komanduese të armatës serbe deri në sekondat e fundit para nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës më 9 Qershor `99. Gjeneralët serbë që nënshkruan kapitullimin përfaqësonin një ushtri që po humbte kontrollin fizik mbi rrugët e Kosovës nga goditjet e gueriles shqiptare dhe bombardimet e aeroplanëve të NATO-së, dhe duke i dhënë fund okupimit serb 87 vjeçar.

#KOSOVA
#UÇK
#NATO
Qytetar të Kosovës,
#URIME FUNDIN E OKUPIMIT SERB!
Prishtinë,
10.06.2026

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 649)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (331)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com