DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qeveria e Kosovës dhe GIZ lansojnë skemën e re të granteve për zhvillim rural

22 Korrik 2025
A A
Qeveria e Kosovës dhe GIZ lansojnë skemën e re të granteve për zhvillim rural
Share on Facebook

Për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijuar vende të reja pune në zonat rurale të Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Qeverisë Gjermane, lansuan sot zyrtarisht pjesën e mbetur të Skemës së Granteve Investuese, në një ngjarje të mbajtur në Prishtinë.

Në hapje të ngjarjes folën Ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci, Zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën Gjermane Christian Böttcher dhe Drejtori i GIZ në Kosovë David Oberhuber.

Ministri Peci theksoi rëndësinë që kjo mbështetje ka për fermerët dhe fuqizimin ekonomik në zonat rurale. “Me këtë do të rrisim bizneset, fermerin do të ndihmojmë gratë rurale, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, ku, që të gjithë janë pjesë e rëndësishme e hallkës së zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor”.

Zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën Gjermane në Kosovë, Christian Böttcher, tha se Qeveria Gjermane e mbështet fuqishëm këtë proces, i cili bazohet në transparencë, përgjegjësi dhe ndikim afatgjatë. “Skema e granteve do t’i ndihmojë fermerët dhe agrobizneset të blejnë pajisje moderne, të përmirësojnë prodhimin dhe të jenë më konkurrues në treg. Përveç kësaj, skema fokusohet në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të gjelbër, që do të thotë se mbështetja nuk është vetëm për sot, por edhe për të ardhmen”.

Sektorët që përfitojnë përfshijnë prodhimin e mjaltit, agroturizmin, bimët mjekësore, kërpudhat, përpunimin e produkteve bujqësore, shpezët, akuakulturën dhe aktivitete jo-bujqësore në zonat rurale.

Skema përfshin tri LOT-e, ndërsa sot u lansuan dy të mbeturat:

LOT 1 mbështet Individët, fermerët, anëtarët e ekonomive familjare bujqësore, bizneset fillestare (start-up), si dhe NMV-të në zonat rurale të Kosovës me grante prej 1,500 € deri në 5,000 € (mbështetje 100%).

LOT 2 mbështet ndërmarrje mikro dhe të vogla me grante prej 5,001 € deri në 50,000 € (mbështetje deri në 70%).

Të pranishmit patën mundësi të njihen me udhëzuesit për aplikim dhe të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësues të MBPZHR-së dhe GIZ-së.

Aplikimet janë të hapura nga 21 korrik deri më 22 shtator 2025 dhe mund të bëhen online në: rural-development-kosovo.grantplatform.com ose fizikisht në drejtoritë komunale përkatëse të bujqësisë.

Kjo skemë, e cila është pjesë e programit “Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve”, bashkëfinancohet nga MBPZHR dhe Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ Kosova. Ajo kontribuon në zbatimin e Programit Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023–2027, në kuadër të Masës 7 – Diversifikimi i Fermës dhe Zhvillimi i Biznesit, duke forcuar ekonominë lokale dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve rurale në Kosovë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 277)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com