DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qeveria kërkon nga Vjosa Osmani shkarkimin e Vehbi Miftarit nga posti në Vatikan – ish-këshilltarit të Presidentes i ngarkohen shkelje të rënda

27 Nëntor 2025
A A
Qeveria kërkon nga Vjosa Osmani shkarkimin e Vehbi Miftarit nga posti në Vatikan – ish-këshilltarit të Presidentes i ngarkohen shkelje të rënda
Share on Facebook

Një përplasje e re institucionale pritet të shpërthejë mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Presidentes Vjosa Osmani, pasi MPJD ka nisur një procedurë që prek drejtpërdrejt një prej emërimeve të saj diplomatike.

Qeveria e Kosovës i ka dërguar Presidentes Vjosa Osmani një kërkesë zyrtare për lirimin nga detyra të Vehbi Miftarit, Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Vatikan.

Kërkesa është nënshkruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i cili pretendon se Miftari ka kryer “veprime të paautorizuara”, “sjellje të papranueshme” dhe “shkelje të etikës profesionale”, të cilat sipas MPJD-së dëmtojnë integritetin e shërbimit të jashtëm të shtetit.

Në tri dokumente të siguruara MPJD njofton Presidencën se veprimet e Miftarit përbëjnë shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të diplomacisë kosovare.

 

“Fillimisht, më lejoni t’ju shpreh konsideratat e mia më të larta dhe t’ju falënderoj për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve tona.

Nëpërmjet kësaj shkrese, ju lutem të pranoni arsyetimin lidhur me kërkesën për lirimin nga detyra të Shefit të Misionit të Posaçëm në Vatikan, z. Vehbi Miftari. Lirimi nga detyra propozohet për shkak të sjelljeve dhe veprimeve të paautorizuara të Shefit në fjalë, sjellje dhe veprime që përbëjnë shkelje të etikës profesionale dhe dëmtojnë integritetin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, të ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-207, si dhe me Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm, Nr. 02/2009, e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren Nr. 04/2014. Mbete mi në dispozicion për të ofruar çdo informacion shtesë mbi arsyetimin e kësaj kërkese, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Me respekt,
Kreshnik Ahmeti
Zëvendësministër në Detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njëren prej letrave.

Vehbi Miftari ka qenë këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani për tri vite, si në Presidencë, ashtu edhe më herët në kohën kur ajo drejtonte Kuvendin e Kosovës.

Ai dha dorëheqje nga pozita e këshilltarit në janar 2024, ndërsa pak javë më pas u emërua Shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, një detyrë e ndjeshme diplomatike që kërkon pëlqimin e shtetit pritës dhe vendimmarrje të përbashkët mes Presidentes dhe Kryeministrit.

Por tash, vetëm disa muaj pas emërimit, MPJD i kërkon Presidentes Osmani që ta shkarkojë ish-këshilltarin e saj, duke i vënë në lëvizje mekanizmat formalë të diplomacisë.

Ky nuk është rasti i parë kur MPJD dhe Presidenca përplasen për diplomatët.

Pak javë pas hapjes së Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari u emërua ambasador (Shef i Misionit). Lajmin e kishte dhënë vetë përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se nga 1 shkurti fillonte punën në Selinë e Shenjtë.

Më 12 janar 2024, Presidentja Osmani njoftoi krijimin zyrtar të Misionit të Posaçëm në Vatikan, një mision me rëndësi të lartë politike dhe diplomatike për Kosovën, sidomos në kontekstin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë.

Në vitin 2023, gjatë një vizite me audiencë private te Papa Françesku, Presidentja kishte theksuar se njohja nga Vatikani do të kishte ndikim të rëndësishëm për shtetësinë e Kosovës dhe për integrimin euro-atlantik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 500)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com