DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

27 Gusht 2026
A A
QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut
Share on Facebook

Në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e avancuar për trajtimin e një frakture komplekse të pelvikut, të tipit Tile C, te një pacient 50-vjeçar.

Sipas njoftimit të QKUK-së, ndërhyrja është kryer përmes fiksimit perkutan, një teknikë minimalisht invazive që mundëson stabilizimin e strukturave të dëmtuara përmes prerjeve shumë të vogla.

 

Kjo metodë, siç thuhet, redukton dëmtimin e indeve të buta dhe humbjen e gjakut gjatë operacionit, ndërsa për pacientin mund të nënkuptojë më pak dhimbje pas ndërhyrjes, rikuperim më të shpejtë, mobilizim më të hershëm dhe qëndrim më të shkurtër në spital.

Ndërhyrja është realizuar nga ekipi operator i Klinikës së Ortopedisë, i përbërë nga dr. Bujar Shabani, dr. Nderim Salihaj dhe dr. Dafina Bytyqi, në bashkëpunim me ekipin e Anestezionit, dr. Arben Ahmeti dhe dr. Pranvera Bajrami.

“Në përbërjen e ekipit mbështetës ishin instrumentarja Donjeta Hamiti dhe teknikja e anestezionit Mirlinda Bytyqi. Realizimi i kësaj ndërhyrjeje përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e trajtimit kirurgjikal të traumave dhe frakturave komplekse të pelvikut në QKUK, duke dëshmuar përkushtimin e stafit shëndetësor për aplikimin e metodave moderne dhe minimalisht invazive në praktikën klinike. Mundësi e re për trajtimin e pacienteve që do të kenë nevojë në të ardhmen për këtë procedurë shumë të avancuar!”, bëri të ditur QKUK në Facebook.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 696)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 985)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com