DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qytetarët kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike: Energjia nuk është luks, është nevojë

5 Prill 2025
A A
Qytetarët kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike: Energjia nuk është luks, është nevojë
Share on Facebook

Qytetarët u mblodhën në një protestë të organizuar kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike për 15%, që ka marrë miratimin nga Zyra Regullatorit të Energjisë (ZRRE), raporton Ekonomia Online.

Ata shprehën pakënaqësinë e tyre, duke theksuar se kjo rritje do të ndikojë negativisht në jetën e qytetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë me pensione të ulëta.

Qytetari Hafiz Krasniqi deklaroi se rritjet e çmimeve, përfshirë energjinë, po i rëndojnë qytetarët dhe kërkoi anulimin e vendimit të ZRRE-së, duke e cilësuar shtrenjtimin si një goditje të padrejtë ndaj shoqërisë. “Jemi ardhur në protestë sepse nuk jemi të kënaqur, unë nuk varem nga asnjë parti. Protesta duhet të bëhet në të gjitha komunat, sepse kjo nuk është e mirë, sepse ka njerëz që jetojnë me 120 euro pension. Albin Kurti ka thënë se po flejmë për mbi thëngjill, ne kemi material për tërë Ballkanin, kurse themi se nuk kemi, kjo është gënjeshtër. Duhet të zbritet sepse ka njerëz që jetojnë me asistencë sociale”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Selatin Kacaniku u shpreh se qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe të bashkohen për të kërkuar drejtësi, duke nënvizuar se qeveria ka përgjegjësinë për këtë situatë, pasi ajo është zgjedhur nga votat e qytetarëve. “Po shprehim ndërgjegjësim për veten, duhet të vetëdijesohemi. Ne nuk kemi kërkuar asgjë përveç asaj që na takon, që ne të krijojmë partneritet, të dëgjohemi mes vete, të bisedojmë dhe mos të detyrohemi të dalim në rrugë. Natyrisht, kjo detyrë i takon edhe qeverisë, sepse ne e kemi krijuar me votat tona. Duhet të jemi gjithmonë bashkë, ky vetëdijhësim reciprok”, theksoi Kacaniku.

Violeta Hasani deklaroi se protesta duhet të zhvillohet në të gjitha komunat dhe se shtrenjtimi është i papranueshëm për ata që kanë të ardhura të vogla. “Energjia nuk është luks, është nevojë e domosdoshme,” tha ajo.

“Arsyeja më shumë se kurrë, jemi këmbëngulës që nuk do të lejojmë që të shtrenjtohet. Shtrenjtimi pas shtrenjtimit na ka sjellë jetesën për mbijetesë, jo që po na vështirësohet, por po na rëndohet në çdo aspekt. Nuk mundemi të kuptojmë pse të gjitha këto shtrenjtime dhe pa kontroll. Askund dy ditë çmimi i njëjtë nuk e ke. Edhe energjia nuk është luks, është nevojë e njerëzve. Ku po i gjejnë këto pika që i prekin qytetarët? Në asnjë aspekt nuk do ta lejojmë të shtrenjtohet energjia. Kërkesa jonë është që të tërhiqet ky vendim, sepse nuk do ta lejojmë”, deklaroi Hasani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 544)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 490)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com