DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qytetarët shprehin shqetësim për zvarritjen e krijimit të institucioneve e reja

9 Prill 2025
A A
Qytetarët shprehin shqetësim për zvarritjen e krijimit të institucioneve e reja
Share on Facebook

Ecuritë drejt krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, po ndiqen vëmendshëm nga qytetarët e rëndomtë.

Disa sish në kryeqytet, me të cilët bisedoi Agjencia e lajmeve Ekonomia Online, shfaqën shqetësim për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, që sipas tyre sjell pasoja shumëdimensionale.

Qytetari, Ramë Ahmeti, vë theksin te braktisja e Kosovës nga qytetarët, për shkak të përkeqësimit të situatës në vend.

“Nuk ka gjë deri më 15 prill. Vonesa e krijimit të institucioneve të reja është shumë e dëmshme. Kemi pasur të ardhura më herët, tani po shkon edhe më keq. Njerëzit janë duke e lëshuar vendin. Dobët është duke shkuar puna. Ne duam formimin e qeverisë. Të forcohet ekonomia. Shumë poshtë jemi. Kemi filluar nga zero. Populli po ankohet për çdo ditë”, tha Ahmeti.

Qytetari tjetër, Izet Saraqi, shpreh pakënaqësi për qeverisjen, duke kritikuar se pushtetarwt më shumë po përkujdesen për vetveten sesa për qytetarët.

“Ndikon shumë keq kjo vonesë. Të gjitha institucionet po mbesin bosh. Qeveria po punon për vete. Për popullatë nuk ka asgjë. Shpresa vdes e fundit. por me këtë qeveri nuk kam asnjë shpresë” ” tha Saraqi.

Qytetari, Shpend Venhari është i mendimit se vonesa e krijimit të institucioneve të reja ka ndikim negativ edhe për investimet e huaja.

“Jemi mësuar me vonesa në krijimin e institucioneve. Nuk është hera e parë. Do të ndikojë çdo vonesë. Edhe në jetë kur vonohesh ka pasoja. Do të ketë koalicion, nuk besoj që do të ketë zgjedhje të reja. E shfrytëzojnë në emër të patriotizmit të lavdërohen e këndej e gërryejnë shtetin. Jemi në fazën e rrumbullakimit në aspektin politik. Nuk vijnë investitorët pa pasur siguri”, u shpreh Venhari./Ekonomia Online/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 521)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com