DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rafuna: Bizneset me dhunë po detyrohen të dalin në treg të lirë të energjisë

29 Maj 2025
A A
Rafuna i bashkohet protestës së bizneseve: Është faza e tranzicionit
Share on Facebook

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha në protestën e bizneseve, ku po kundërshtojnë vendimin e ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë, tha se bizneset me dhunë po detyrohen të dalin në treg të lirë të energjisë, raporton Ekonomia Online .

“Është faza e tranzicionit, ku 60 ditë e ka për obligim KEK-u dhe KEK-u prapë me çmim të tregut, dhe jo me çmim të rregulluar”, tha ai para mediave.

“Institucionet e vendit, ZRrE-ja, por edhe institucionet e tjera që janë kompetente të përgatisin
tregun, kushtet për të dalë në tregun e lirë bizneset nuk i kanë përgatitur, mirëpo bizneset me dhunë po detyrohen tw dalin në tregun e lirë. Bizneset tona do të pësojnë, për shkak se do të kenë një rritje energjie prej 220-270 për qind dhe do të ndodhë që të rritet produkti ynë kosovar, do të rriten shërbimet, vlerat, çmimi i tyre dhe do të tkurret prodhimi, do reduktohen vendet e punës. Ne kërkesë e kemi që ta kemi një fazë të tranzicionit për me dalë në tregun e lirë”, tha Rafuna.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar gjatë protestës së sotme të bizneseve kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), se kompanitë janë të detyruara të dalin në tregun e hapur të energjisë dhe se kjo po dëmton konkurrencën e lirë.

Ai theksoi se protesta nuk është bërë për dëshirë, por nga nevoja ekonomike, duke e konsideruar situatën si të papërballueshme për ndërmarrjet private.

“Ne sot këtu jemi për të thënë në emër të atyre 1300 bizneseve të cilat detyrimisht janë duke dalur në tregun e hapur. Kjo e pamundëson konkurrencën e lirë. Sot bizneset jo për qejf kanë dalur këtu, po për shkak se nuk mund të përballojnë këtë shtrejtim të energjisë elektrike. Ky treg i lirë duhet të debatohet me sektorin privat dhe të gjejnë mënyrat më të mira, siç kanë vendet të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Kosova është duke prirë me rritjen e çmimit më të lartë”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 322)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com