DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama: Buxheti për vitin 2025 po sabotohet, kërkojmë zgjidhje alternative

29 Prill 2025
A A
Rama: Buxheti për vitin 2025 po sabotohet, kërkojmë zgjidhje alternative
Share on Facebook

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas dështimit të seancës së Kuvendit Komunal, ka deklaruar se buxheti i kryeqytetit për vitin 2025 po përballet me pengesa serioze, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ndonëse buxheti është votuar që në dhjetor 2024 dhe është planifikuar për projektet madhore të qytetit, Parlamenti i Kosovës ende nuk ka miratuar atë.

Rama akuzoi institucionet për shmangie të vazhdueshme dhe tentim sabotimi. “Do të vazhdojmë të punojmë me projekte të reja dhe të kërkojmë fonde nga instanca të tjera”, u shpreh ai.

“Buxhetin e dini që ne e kemi votuar në dhjetor të vitit 2024, i cili është planifikuar për të gjitha projektet madhore të kryeqytetit. Kemi kërkuar që atëherë që Parlamenti i Kosovës ta miratojë, por asnjëherë nuk është ftuar seanca. Tani kemi një çështje tjetër që ende nuk është konstituar. Ne kemi shqyrtuar në mënyrë ligjore se si Ministria e Financave të kërkojë buxhetin, e kemi kërkuar tashmë dy herë, por është shmangur. Tani ne duhet të gjendemi në mënyra të ndryshme, duhet t’i gjejmë fondet përmes projekteve të reja. Është tentuar të sabotohet edhe buxheti, por ne kemi arritur që të bëhet. Nuk po shfrytëzohet mundësia që buxheti i vitit 2025 të aprovohet. Ne vazhdojmë me projektet, nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë instanca të tjera”, tha Rama.

Ai kritikoi edhe ministrin në detyrë të Kulturës, duke thënë se flet pa informacione të plota.

“Ministri në detyrë i kulturës flet të pavërteta sa herë që prezanton diçka. Kështu që nuk i lexoj më”, tha Rama.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 533)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 933)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com