DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare 2030 duhet të bëhet në Prishtinë

1 Qershor 2026
A A
Taksë 1 ose 2 euro për veturat që hyjnë gjatë ditës në Prishtinë, Rama tregon për çfarë do të përdoren paratë
Share on Facebook

Paqartësitë rreth vendit ku do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” vazhdojnë të jenë temë diskutimi.

Kohët e fundit, nga disa njohës të sportit është përmendur mundësia që, për shkak të mungesës së një stadiumi nacional në Prishtinë, ceremonia hapëse të organizohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Megjithatë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kundërshtuar kategorikisht një ide të tillë, duke insistuar se kryeqyteti duhet të jetë nikoqir i ceremonisë hapëse.

I pyetur, Rama tha se projekti mban emrin “Prishtina 2030” dhe se pjesa dërrmuese e garave do të zhvillohen në kryeqytet, prandaj edhe ceremonia hapëse duhet të mbahet aty.

“Jo, absolutisht që jo. Prishtina është nikoqire e Lojërave Mesdhetare dhe hapja duhet të bëhet në kryeqytet. Ky është projekti ‘Prishtina 2030’ dhe më shumë se 60% e lojërave do të mbahen në kryeqytet. Ky ka qenë edhe propozimi i ardhur nga analizat e profesionistëve, bashkë me Komitetin Olimpik. Prandaj, nuk duhet t’i politizojmë këto gjëra. Duhet t’i tejkalojmë këto ego dhe përçarje politike, të bëhemi bashkë që të jemi nikoqirët më të mirë, kështu që hapja gjithsesi duhet të bëhet në Prishtinë.”, tha Rama.

Në anën tjetër, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sqaroi se vendimet për çështje të tilla nuk merren nga individë apo institucione të veçanta, por nga Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare.

Sipas tij, çdo ide apo propozim mund të shqyrtohet, por vendimmarrja i takon ekskluzivisht Komitetit Organizativ, ndërsa më pas çështja procedohet edhe në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

“Çdo vendim që merret për Lojërat Mesdhetare vjen nga Komiteti Organizativ. Të gjitha idetë e tjera mund të jenë vetëm propozime, të cilat, nëse janë të mira, ne si Komitet Organizativ mund t’i shqyrtojmë. Megjithatë, vendimet finale i merr Komiteti Organizativ; ne vendosim këtu dhe pastaj i dërgojmë në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ku edhe merret vendimi përfundimtar. Pra, çdo vendim merret në OCMG. Tash e tutje ju si gazetar ta dini”, theksoi Krasniqi.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të jenë ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Kosovë, ndërsa çështja e infrastrukturës sportive dhe e ceremonisë hapëse pritet të mbetet pjesë e diskutimeve edhe në vitet e ardhshme, deri në finalizimin e të gjitha përgatitjeve për organizimin e këtij eventi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 579)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 271)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com