DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama në Shkodër: Në 10 vjet investuam 1.31 miliardë euro në këtë qark, kam thyer mitin

4 Maj 2025
A A
Rama në Shkodër: Në 10 vjet investuam 1.31 miliardë euro në këtë qark, kam thyer mitin
Share on Facebook

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi të dielën një takim përmbyllës të fushatës në Shkodër, ku bëri një pasqyrë të investimeve të qeverisë së majtë në dekadën e fundit në këtë qark.

Rama tha se Bashkia Shkodër kur drejtohej nga demokratët nuk pranonte asnjë bashkëpunim me qeverinë por theksoi se në një dekadë investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës është 1.31 miliardë euro.

“Ndryshe nga të gjitha qarqet e tjera, në këtë qark ka një gropë në 10 vjet. Gropa është e bashkisë së Shkodrës. Deri përpara se këtu Beneti të merrte detyrën, këtu s’bëhej fjalë për projekte. Në një dekadë, Shkodra ka marrë më pak investime në këtë qark. Jo se nuk kemi dashur, por nuk kishim bashkëpunim… Gjithsesi ka një gjë që më bën shumë krenar, por që është një nga shumë mitet e ngritura artificialisht, pa asnjë bazë”.

“E keni dëgjuar: ‘Edi Rama nuk do veriun, nuk do veriorët’. Në atë pemën e komplikuar të familjes time, e kam në rrënjë. Me historinë e Shkodrës kam qenë shumë i lidhur. Gjyshja ime katolike më ka ndikuar shumë. Atë Zef Pellumbin kam pasur privilegjin ta kem mik…Këtu, 315 kilometra rrugë të brendshme në qarkun Shkodër në dekadë. Sot, 95% e territorit ka akse ose me rrugë të bardha, ose me rrugë me asfalt. Më shumë se çerek miliard euro investime për qarkun e Shkodrës: 414 projekte. Investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës, 1.31 miliardë euro”, tha Rama./Euronews.al

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com