DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama paralajmëron familjet e të miturve në protesta: Dëmet do t’i paguani deri në fund, nuk do të merrni asnjë lek nga taksat e shqiptarëve

19 Tetor 2026
A A
Rama paralajmëron familjet e të miturve në protesta: Dëmet do t’i paguani deri në fund, nuk do të merrni asnjë lek nga taksat e shqiptarëve
Share on Facebook

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar familjet e të miturve që morën pjesë në protestat e dhunshme në Tiranë, duke theksuar se ato do të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara. Gjatë një deklarate për mediat, Rama tha se faturat e dëmeve do t’i ndjekin deri në fund, ndërsa paralajmëroi masa edhe lidhur me përfitimin nga arsimi falas.

“U them të gjitha familjeve të atyre fëmijëve, që do ta paguani. I lini rrugëve nga 13 vjeç të marrin rolin e mburojës së të tjerëve. Fatura e atyre dëmeve do t’ju përndjekë deri në fund”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se të miturit që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, nuk do të përfitojnë arsim falas dhe as mbështetje financiare nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

“Nuk do të kthehen në shkollë normalisht. Nuk do të kenë arsim falas ata që dalin e dhunojnë policët, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë. Asnjë kokërr leku nuk do të marrin nga taksat e shqiptarëve”, u shpreh kryeministri.

Rama akuzoi organizatorët e protestave se po përdorin të miturit për t’i vendosur në vijën e parë të përballjes me policinë. Sipas tij, ata po i ekspozojnë fëmijët ndaj rrezikut, me shpresën se një incident me policinë mund të ketë pasoja të rënda dhe të çojë në përshkallëzimin e situatës politike.

“U gjetën të miturit, që merren dhe vihen përpara me shufra hekuri dhe çohen atje mish për top, duke ëndërruar që një polici t’i shpëtojë dora dhe t’i marrë jetën një të mituri, që pastaj të justifikohet e keqja edhe më e madhe”, tha ai.

Kreu i qeverisë e lidhi këtë situatë edhe me ngjarjet e 21 janarit 2011, duke akuzuar kundërshtarët politikë se synojnë të krijojnë një skenar të ngjashëm me atë të asaj kohe, kur gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë u vranë katër protestues.

“Duke ëndërruar që të kthehet këtu prapë 21 Janari, për të bërë shenjën e barazisë mes meje dhe nesh, që e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu dhe e kemi ndërruar faqen e këtij vendi dhe e kemi ngritur dinjitetin e këtij vendi, me ata që në bulevard i vrisnin protestuesit”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, Rama mbrojti veprimet e Policisë së Shtetit, duke theksuar se forca policore nuk duhet të vihet në diskutim. Në këtë kontekst, ai iu referua edhe mënyrës se si veprojnë policitë në Francë gjatë protestave.

Megjithatë, kryeministri theksoi se për zgjidhjen e situatës nevojitet edhe dialogu. Ai hodhi poshtë pretendimet se qeveria nuk i ka dëgjuar protestuesit, duke deklaruar se gjatë katër muajve të protestave të studentëve nuk ka dëgjuar kërkesa konkrete dhe të arsyeshme për arsimin apo shëndetësinë.

“Duhet një zgjidhje sigurisht, sepse këto që thashë janë pjesë e zgjidhjes, por nuk janë zgjidhja. Forca e policisë është njëra anë dhe nuk duhet të vihet në diskutim”, përfundoi Rama.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com