DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama: Po rikthehet teleferiku i Gërmisë

7 Prill 2026
A A
Rama: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi për miratimin dhe financimin e ekspozitës në shesh
Share on Facebook

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se parkut të Gërmisë po i rikthehet teleferiku.

Në një shkrim në Facebook, ai ka njoftuar për diskutime me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucione të tjera, për realizimin e këtij projekti.

“Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë. Rikthimi i ski-liftit nuk është thjesht një projekt, është rikthim i një ndjenje që shumëkush e mban mend, dhe një mundësi e re për brezat që vijnë. Gërmia ka qenë gjithmonë më shumë se një park, është hapësira jonë e përbashkët, frymëmarrja e qytetit dhe një potencial i pashfrytëzuar për t’u kthyer në një pistë të vërtetë skijimi dhe pistë për sporte tjerë reakreative. Në një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucioneve relevante, janë diskutuar në detaje hapat konkretë për realizimin e këtij projekti, i cili tashmë po merr trajtë të qartë zhvillimore”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka thënë se çdo hap drejt këtij projekti “do të ndërmerret me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet më të larta mjedisore dhe kornizën ligjore në fuqi”.

“Në koordinim të ngushtë me institucionet qendrore, po punohet intensivisht për qartësimin e procedurave dhe krijimin e bazës së nevojshme ligjore dhe teknike për jetësimin e këtij projekti. Një zhvillim i madh është në horizont”, ka përfunduar Rama.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 707)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com