DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama: Qeveria Kurti po i kushton qytetarëve me jetë, pas lajmit tragjik dje, sot gjenden miliona për heqjen e dheut në autostradë

15 Qershor 2026
A A
Rama: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi për miratimin dhe financimin e ekspozitës në shesh
Share on Facebook

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës për nënshkrimin e kontratave në vlerë prej 4.67 milionë eurosh për sanimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke e lidhur këtë zhvillim me aksidentin tragjik të ndodhur një ditë më parë në këtë autostradë, ku humbi jetën një person.

Në një postim në Facebook, Rama tha se “dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë”, ndërsa sot, sipas tij, u bë e ditur se heqja e dheut që “për vite u la aty pa u trajtuar” do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro.

“QEVERIA E PROPAGANDËS, E KONTRATAVE NJËBURIMORE DHE E TRAGJEDIVE QË MUND TË PARANDALOHESHIN! Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu, që për vite u la aty pa u trajtuar, do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro. Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet. Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, shkroi ai.

Rama kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se ai vazhdon të fajësojë të kaluarën për dështimet aktuale.

“Albin Kurti vazhdon të flasë për shtetin që e ka gjetur “në bodrum me gjysmë metri ujë”. Shtetin e gjete me autostrada të ndërtuara, ndërsa sot nuk arrin as t’i mirëmbash. Për çdo dështim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagandë meritat i merr vetë. Kjo qeveri është kampione e fjalëve, e videove promocionale dhe e konferencave për media, por kur vjen puna te përgjegjësia, heshtja bëhet politika e saj zyrtare. Një pushtet që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfaqëson ndryshimin që premtoi. Ai përfaqëson arrogancën, paaftësinë dhe kulturën e justifikimeve të pafundme, ndërsa pasojat i paguajnë qytetarët me jetën e tyre dhe me taksat e tyre”, shkroi ai.

Një grua vdiq ndërsa një burrë u lënduar në një vetaksident dje në mesditë në autostradën “Ibrahim Ruogova”. Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë se kjo ndodhi për shkak të gjendjes së rrugës dhe kërkuan përgjegjësi nga institucionet.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 941)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (156)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com