DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama: Të gjithë duhet të mbrojmë vlerat e UÇK-së – procesi në Hagë është i stërzgjatur

29 Tetor 2025
A A
Rama kritikon ashpër qeverinë për bllokim të projekteve në kryeqytet
Share on Facebook

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë kombëtare të mbrojtjes së vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke apeluar për unitet shoqëror përtej përkatësive politike.

Rama tha se çështja e UÇK-së “është çështje e vlerave kombëtare”, ndaj “i gjithë populli duhet t’i dalë në ballë, pa marrë parasysh përkatësinë apo mendimin politik”.

Ai kujtoi se që nga fillimi i mandatit të tij, Komuna e Prishtinës ka krijuar një sektor të posaçëm brenda kabinetit të kryetarit, i cili merret drejtpërdrejt me ruajtjen dhe promovimin e vlerave të UÇK-së.

“Është çështje e vlerave kombëtare të cilave normal që duhet me iu dalë në ballë i gjithë populli pa marrë parasysh përkatësisë, mendimit apo kahjes partiake. Këtë e kam tregu qysh tash gati katër vite që ne si Kryeqytet jemi të parët dhe të vetmit deri sot që e kemi sektorin përbrenda Kabinetit të Kryetarit që merret drejtpërdrejt me vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Normal që unë i kam përkrahë protestat të cilat kanë qenë të drejta dhe kanë qenë për me i mbrojtë këto vlera. Kanë qenë për drejtësi që t’i shtyjmë proceset përpara për të mirën e kombit tonë, herojnëve tanë, një lufte që ka qenë e drejtë, luftë çlirimtare.” – tha Rama.

Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Rama e quajti atë një proces të stërzgjatur, por shprehu besim në drejtësi, duke shpresuar se “e drejta do të triumfojë dhe procesi do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Normal që ajo çka ndodh sot në Hagë është një proces i stërzgjatur ku edhe unë po them besoj në drejtësi që e drejta duhet të triumfojë, të fitojë dhe të përfundojë procesi sa më shpejtë që është e mundur.” – tha Rama.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 144)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com