DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama thotë se është ftuar nga Trumpi për të qenë në Bordin e Paqes

17 Janar 2026
A A
Rama thotë se është ftuar nga Trumpi për të qenë në Bordin e Paqes
Share on Facebook
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar dhe e kryesuar nga vetë Trumpi, ku Shqipëria është ftuar si anëtare themeluese. Në një shkrim në rrjetet sociale, Rama është shprehur se ndihet “shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump”, duke e cilësuar këtë si arritje të rëndësishme ndërkombëtare për Shqipërinë dhe si dëshmi të rritjes së prestigjit të vendit në arenën globale. “Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë më parë”, ka shkruar Rama, duke theksuar se kjo ftesë pasqyron edhe nivelin e lartë të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas kryeministrit, ftesa për t’u bërë pjesë e këtij bordi ndërkombëtar vjen me “një respekt dhe vlerësim të posaçëm” nga presidenti Trump dhe përbën një tjetër hap përpara në rolin ndërkombëtar të Shqipërisë. Bordi i Paqes është një strukturë e re ndërkombëtare e konceptuar nga Donald Trump, me synimin për të promovuar dialogun, parandalimin e konflikteve dhe zgjidhjen paqësore të krizave globale. Ky bord pritet të përfshijë një numër të kufizuar shtetesh, të ftuara mbi bazën e rolit të tyre konstruktiv në stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Bordi ekzekutiv përbëhet kryesisht nga njerëzit e afërt të Trumpit, përfshirë edhe ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair. Ndërkohë ftesa për t’u bërë pjesë e Bordit i ka shkuar edhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, atij të Argjentinës, Javier Milei e liderëve të tjerë.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com