DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama vendos sërish karriget që studentët thyen dje: Ejani në dialog

21 Tetor 2026
A A
Rama vendos sërish karriget që studentët thyen dje: Ejani në dialog
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në mëngjes ka kerkuar sërish dialog duke rikthyer karriget e qe vendosi ditën e djeshme dhe që në mënyrë demostrative nga studentët u refeuzuan. Ai tha se ka 1 mijë e një pakënaqësi po asnjë nga këto se justifikon dhunën.

“Ka një mijë një pakënaqësi, ka njëmijë e një halle, një mijë e një probleme mund të ketë dhe një mijë e një arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun. Për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që kanë të njëjtën shtëpi për përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund të fundit: si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë.

E drejta e protestës është e pamohueshme. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë dhe që mendojnë ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës.

Por, në të njëjtën kohë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më mirë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më shumë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më shpejt, bëhet me punë, bëhet me të ardhurat nga puna, bëhet duke i çuar ato të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Distanconi nga dhuna dhe, nga ana tjetër, çdo dhunues do të marrë përgjigjen. Përgjigja nuk do të vonojë dhe do të jetë konstante; përgjigja do të jetë ligjore, përgjigja do të jetë financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët do të paguajë. Kush dëmton pasurinë e tjetrit do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve; në Shqipëri secili do ta ketë vendin e vet, por, nga ana tjetër, liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e tjerëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet aty ku të tjerët kanë drejtë të jetojnë nën qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike dhe të bashkëjetesës paqësore.”-tha Rama.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com