Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, tha se glukoza e prodhuar në Vërshac të Serbisë po blihet nga institucionet e Kosovës.
“Në spitalet e shtetit tonë, edhe Glukoza vjen nga Serbia. Tregojini popullit PSE dhe QYSH? Patriotizmi nuk matet me fjalë e nuk është fushatë elektorale. Glukoza e prodhuar në Vrsac të Serbisë blihet nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka përmendur edhe produkte dhe furnizime të tjera nga Serbia, duke kritikuar atë që e konsideron si mospërputhje mes deklaratave politike dhe veprimeve në praktikë.
“Infuzionet nga Serbia, gurë e zallë nga Serbia, vagonat në Serbi… Serbia nuk e ka pasur tregun e Kosovës veç kur ishte Taksa 100%”, ka deklaruar Ramadani.
