DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ramadani pas aktakuzës për sulmin në ‘Ibër Lepenc’: Përgjigja shtetërore nuk duhet të jetë e zakonshme!

9 Dhjetor 2025
A A
Ramadani pas aktakuzës për sulmin në ‘Ibër Lepenc’: Përgjigja shtetërore nuk duhet të jetë e zakonshme!
Share on Facebook

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit që ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Në mesin e të akuzuarve është edhe një kolonel i ushtrisë serbe, i rekrutuar nga Shërbimi Sekret, Jovan Viçentijeviq dhe vëllai i tij Dragisha Viçentijeviq, si dhe një person tjetër.

Në dosje thuhet se koloneli serb akuzohet edhe për spiunazh, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara për aktivitete kundërligjore në Kosovë.

Sulmi terrorist në Ibër Lepenc, ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani, në një deklarim për Klankosova.tv tha se ky sulm ishte ndaj sigurisë tonë kombëtare dhe përgjigja e shtetit nuk duhet të jetë e zakonshme.

“Këto situata nuk janë të zakonshme dhe as përgjigja shtetërore nuk duhet të jetë e zakonshme. Pra, duhet koordinim mes krejt institucioneve të shtetit”, deklaroi Ramadani.

Ramadani tha se duhet të ketë koordinim me institucioneve shtetërore në mënyrë që rasti të marrë vëmendjen e duhur ndërkombëtare.

“Koordinimi dhe bashkëveprimi i sektorit të sigurisë dhe Prokurorisë, në mënyrë që rasti të jetë i fuqishëm jo vetëm në Gjykatën e Kosovës, por edhe të jetë argumentues në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Ish-kryeinspektori i AKI-së e mirëpriti ngritjen e aktakuzës nga PSRK-ja.

“Është për t’u përshëndetur Prokuroria Speciale e Kosovës për ngritje të aktakuzës për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh””, theksoi Ramadani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 261)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com