DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ramadani sfidon qeveritarët: Bëjeni narko-testin, unë e bëra

8 Korrik 2026
A A
Ramadani pas aktakuzës për sulmin në ‘Ibër Lepenc’: Përgjigja shtetërore nuk duhet të jetë e zakonshme!
Share on Facebook

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani, iu ka bërë thirrje qeveritarëve që ta bëjnë narko-testin.

Ramadani me anë të një video të shpërndarë në rrjetin social në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se një test të tillë e ka bërë vetë ai, të cilin e nxjerr të pastër nga substancat narkotike.

Ai iu ka bërë thirrje qeveritarëve që ta bëjnë atë, me qëllim që të shërbejnë si shembull për qytetarët.

“Ju sfidoj, bëjeni narko testin. Sot një prej rreziqeve serioze të sigurisë kombëtare është shpërndarja e drogave nëpër shkolla, nëpër rrugë… Për këtë flisnim ne prindërit, të cilët zgjohen në mëngjes dhe bijnë në mbrëmje me shqetësimin serioz nëse fëmijët e tyre do të rrëmbehen nga droga. Shteti ka përgjegjësi për luftimin e drogave. Mbi të gjitha, është një institucion i cili është përgjegjës për zhvillimin e politikave, por edhe për dhënien e shembullit personal. Ky institucion është qeveria e Republikës së Kosovës. Pra, po i sfidoj, bëje narkotestin, jo pse po paragjykoj diçka, por sepse kërkoj që ju të jepni shembullin se jeni të vërtetë në luftën kundër drogave”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ramadani ka bërë të ditur se narko-testin e ka bërë në QKUK më 23 qershor. Ai ka rikujtuar se një gjë të tillë e ka kërkuar edhe para tri vitesh.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 448)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com