DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Raporti i OKB: Shqipëria e para në botë për rënie të lindjeve si pasojë e emigrimit

19 Prill 2025
A A
Raporti i OKB: Shqipëria e para në botë për rënie të lindjeve si pasojë e emigrimit
Share on Facebook

Shqipëria po tkurret dhe plaket. Raporti i projeksionit të popullsisë nga organizata e Kombeve të Bashkuara, ka parashikime aspak optimiste për vendin tonë.

Ndërsa mendohet se deri në 2054 lindjet do të përgjysmohen, duke bërë që nga 22 mijë bebe të lindura në 2024, të kemi rreth 10-11 mijë bebe në 2050, ekspertët kanë dalë në përfundimin se emigracioni është shkaku kryesor i rënies së lindjeve.
Ata e kanë renditur Shqipërinë të parën në botë, për numrin e lindjeve të humbura si pasojë e emigracionit. Sociologët e shohin me shqetësim këtë situatë, duke thënë se pasojat do të jenë të shumëfishta.

“Këto do të reflektohen në radhë të parë në tkurrjen e popullsisë së republikës së Shqipërisë, në radhë të dytë në uljen numrit të martesave, në radhë të tretë në plakjen e popullsisë”,-tha Entela Binjaku.

Sipas projeksioneve të kombeve të bashkuara, të gjitha vendet e rajonit prite të kenë rënie drastike të lindjeve si pasojë e emigrimit të grave në moshë riprodhuese. Edhe më i ndjeshëm është në vendet që kanë norma të ulta të fertilitetit, ku çiftet nuk zëvendësojnë as veten. Itali dhe Greqia janë dy vendet që bëjnë përjashtim, pasi janë vende ku ende që përfitojnë rritje të lindjeve nga emigrantët./euronewsalbania/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 687)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com