DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Raportimet për helmimin e qytetarëve, Bajrami kërkon ndërhyrje urgjente për zjarrin në Sferkë

20 Korrik 2026
A A
Autostrada e pakryer e Gjilanit, Bajrami: Me LDK-në do të ketë llogaridhënie për çdo vonesë, me emra e përgjegjësi
Share on Facebook

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente të institucioneve shtetërore lidhur me zjarrin në deponinë e mbeturinave në Sferkë, duke paralajmëruar për një katastrofë ekologjike dhe pasoja afatgjata për qytetarët dhe mjedisin.

Përmes një reagimi publik, Bajrami tha se sipas informacioneve të fundit, disa protestues dhe punëtorë që po përpiqen të shuajnë zjarrin janë helmuar nga tymi.

Ajo akuzoi institucionet përgjegjëse për dështim në menaxhimin e situatës, duke përmendur Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, për mungesë reagimi dhe masash konkrete.

Bajrami i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të sigurojë koordinim të plotë ndërinstitucional mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, brigadave të zjarrfikësve dhe Komunës së Pejës, me qëllim mobilizimin e të gjitha kapaciteteve shtetërore për shuarjen e zjarrit.

Sipas saj, masat e ndërmarra deri më tani nga Komuna e Pejës dhe ndërmarrja “Ambienti” kanë rezultuar të pamjaftueshme, ndërsa zjarri vazhdon prej gjashtë ditësh pa u vënë nën kontroll.

“Në pyetje është jeta e njerëzve, jeta e kafshëve dhe jeta e bimëve. Çdo minutë vonesë e përkeqëson situatën. Zjarri duhet të shuhet dhe deponia duhet të mbyllet”, theksoi Bajrami.

Ajo i bëri thirrje edhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, që të aktivizojë të gjithë mekanizmat komunalë për përballimin e situatës.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së bëri të ditur gjithashtu se paraprakisht ka dorëzuar kallëzim penal te Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, duke kërkuar hetimin e neglizhencës institucionale që, sipas saj, ka çuar në këtë situatë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 634)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 310)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (168)
  • Shpallje (1)
  • Sport (378)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com