Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, në mbledhjen e së mërkurës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Kryeprokurorit të një Prokurorie Themelore në Kosovë.
Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, bëhet fjalë për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, lidhur me një rast në Prokurorinë Speciale.
Në këtë takim, po ashtu është raportuar për punën e Prokurorisë Speciale gjatë vitit 2025. Raportimin e ka bërë Kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Blerim Isufaj, mirëpo Këshilli nuk e ka votuar raportin.
Po ashtu, ka raportuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami.
