DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Raportohet se ky është kushti që Kurti ia ka vendosur Hamzës për t’u miratuar ligji për Gjykatën Speciale në lexim të dytë

3 Tetor 2026
A A
Raportohet se ky është kushti që Kurti ia ka vendosur Hamzës për t’u miratuar ligji për Gjykatën Speciale në lexim të dytë
Share on Facebook

Bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kanë ngecur gjatë takimit të sotëm për shkak të mospajtimeve mbi radhën e procedurave parlamentare për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Gazeta mëson nga burime brenda bisedimeve se kryeministri Kurti ka kërkuar që projektligji për Specialen të miratohet fillimisht vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit, e tek në fund të procedohet leximi i dytë i projektligjit.

Këtë formulë e ka refuzuar kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka insistuar se ndryshimet ligjore duhet të marrin miratimin e plotë në të dyja leximet përpara se partia e tij të përfshihet në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Po sipas të njëjtave burime, PDK-ja nuk po kërkon që kandidati për kreun e shtetit të jetë nga radhët e saj dhe Hamza i ka bërë të ditur Kurtit se është i hapur për propozimet e mazhorancës, me kushtin që procedura ligjore për Dhomat e Specializuara të përmbyllet tërësisht përpara votimit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com