DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rashiqi “nuk e di” se a do ta kishte njohur Kosovën po të ishte president i Serbisë

30 Gusht 2025
A A
Rashiqi “nuk e di” se a do ta kishte njohur Kosovën po të ishte president i Serbisë
Share on Facebook

Deputeti i partisë serbe të Kosovës, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, nuk ka shprehur gatishmëri që të njohë shtetin e Kosovës, në rast se një ditë ai do të bëhej president i Serbisë.

Në televizionin “Dukagjini”, ai u pyet për një skenar hipotetik kur në të ardhmen do të bëhej kreu i shtetit serb, se a do ta njihte shtetësinë e Kosovës.

“Nuk e di, tash kjo është pyetje retorike, por në rolin që e kam këtu… dhe pastaj, është pyetje interesante me të vërtetë se çka do të kisha bërë atëherë, edhe pse ju kuptoni që në këtë moment, presidenti i Serbisë e ka për detyrë ta mbrojë Kushtetutën, ku në preambulë… jam larg, dhe shyqyr që jam larg që të bëhem president i Serbisë”, tha fillimisht Rashiq, transmeton Klankosova.tv.

Por, moderatori insiston që të marrë një përgjigje konkrete, duke e pyetur sërish se nëse do të ishte krejtësisht e afërt mundësia për t’u bërë president i Serbisë, “a do ta kishe njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës?”.

“Nuk e di, nuk e di. Nuk e kam analizuar kurrë këtë ide, por herën [intervistën] tjetër ndoshta…”, u përgjigj deputeti Rashiq.

Kujtojmë se Rashiq është kandidat për nënkryetar të Kuvendit, post për të cilin partia e Albin Kurtit, Vetëvendosja, po insiston që t’i takojë pikërisht deputetit të partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com