DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rasti i Arlinda Zekajt, Kelmendi i kërkon llogari Muhaxherit: Të zbatohet urgjentisht rekomandimi i Ministrisë

14 Nëntor 2026
A A
Rasti i Arlinda Zekajt, Kelmendi i kërkon llogari Muhaxherit: Të zbatohet urgjentisht rekomandimi i Ministrisë
Share on Facebook

Deputeti Taulant Kelmendi ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe institucionet komunale që të trajtojnë pa vonesë rekomandimet e Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Kërkesa e Kelmendit vjen pas një inspektimi të realizuar nga Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare në Qendrën për Punë Sociale në Pejë.

Sipas dokumentit të Ministrisë, inspektimi është realizuar më 13 nëntor 2026, në përputhje me nenet 72 dhe 73 të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, bazuar në autorizimin e datës 26 tetor 2026.

Raporti i inspektimit i është përcjellë kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, si dhe drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale, Shpresa Luka.

Në reagimin e tij, Kelmendi ka kërkuar që rekomandimet zyrtare të Ministrisë të trajtohen me urgjencë dhe të ketë përgjegjësi për neglizhencën e pretenduar në këtë rast.

“Kërkojmë nga Gazmend Muhaxheri dhe Komuna e Pejës, trajtimin pa vonesë të rekomandimeve zyrtare të Ministrisë.

Secili zyrtar duhet të marrë përgjegjësinë e tij për neglizhencën në rastin e Arlinda Zekajt”, ka shkruar Kelmendi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 791)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 650)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (506)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com