DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rasti i dytë ndaj Thaçit drejt fundit, kur pritet verdikti?

14 Shtator 2026
A A
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm për krime lufte, a lirohet menjëherë?
Share on Facebook

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet edhe me një proces të dytë gjyqësor në Hagë, ku akuzohet së bashku me Bashkim Smakajn, Hajredin Kuçin, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun për “Pengim të Administrimit të Drejtësisë”.

Nga Haga, për këtë proces ka folur gazetarja Rina Mujku.

“Procesi i dytë në të cilin po kalon Hashim Thaçi, bashkë me Bashkim Smakajn, Hajredin Kuçin, Isni Kilajn dhe Fadil Kilajn. Kjo ditë është dita e fundit kur në gjykatoren e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të ketë një seancë normale dhe jo një seancë për shpalljen e ndonjë vendimi.

Prej paraqitjes së parë të Sali Mustafës, në shtator të vitit 2020, përkatësisht më 25 shtator, e deri më sot, kur po jepen fjalët përfundimtare dhe do të kryhet gjithçka në rastin e dytë të Thaçit, që është ai për ‘Pengim të Administrimit të Drejtësisë’ apo tentim-pengimi të drejtësisë, më nuk do të ketë seancë ku do të dëgjohen qoftë dëshmitarë apo do të parashtrohen fakte të tjera nga palët.

Po ashtu, nuk do të ketë më fjalë qoftë nga Prokuroria, mbrojtja, mbrojtësi i viktimave apo trupi gjykues, sepse tash e tutje seancat që do të mbahen do të jenë seanca ku do të shpallen apo do të jepen verdiktet”, tha Mujku.

Ajo ka sqaruar edhe afatin brenda të cilit mund të merret vendimi për këtë rast.

“Duke qenë se ‘Rasti i Madh’ ka ardhur në fund dhe verdikti për të pritet më 16 shtator, duhet të kujtojmë se nëse gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christopher Gosnell, vendos sot ta mbyllë rastin gojarisht, me një urdhër gojor, sikurse ka bërë Charles Smith më 18 shkurt të këtij viti, kur kanë përfunduar fjalët përfundimtare të gjitha palëve, natyrisht edhe të të akuzuarve, dhe nuk e lë që këtë vendim ta marrë pastaj me shkrim në mënyrë që ajo datë të llogaritet zyrtare, i bie se kemi plot tre muaj kohë, pra 90 ditë, sipas rregullores së Dhomave të Specializuara të Kosovës që të merret një vendim pastaj edhe për rastin e dytë, e që është data 14 dhjetor”, deklaroi ajo.

Kështu, nëse procedura për mbylljen e rastit përfundon sipas këtij skenari, vendimi për rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkëakuzuarve të tij mund të merret deri më 14 dhjetor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 005)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com