DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rasti i grave greviste në Kuvend në pritje të vendimit gjyqësor, Sindikata beson në epilog pozitiv

3 Gusht 2025
A A
Rasti i grave greviste në Kuvend në pritje të vendimit gjyqësor, Sindikata beson në epilog pozitiv
Share on Facebook

Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka bërë padi penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë
në lidhje me rastin e punëtoreve teknike, të cilat për muaj të tërë protestuan para Kuvendit të Kosovës dhe pastaj u hodhën edhe në grevë, duke kërkuar rritje pagash dhe njohje të ditëve të mohuara të pushimit.

Këto punëtore teknike punonin për një kompani private, e kontraktuar nga Kuvendi i Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, në intervistë për Ekonomia Online, tha se është shumë i zhgënjyer nga Kuvendi dhe nga Qeveria që punëtoret nuk u kthyen në vendet e tyre të punës, ndonëse kanë punuar aty për më shumë se 20 vjet me pagë 270 euro.

Ai tha se Sindikata i ka mbështetur këto punëtore.

“Inspektorati i Punës ka nxjerrë raport zyrtar në favor të këtyre punëtoreve. Kanë hyrë në grevë në mënyrë ligjore, kanë qëndruar në grevë në mënyrë ligjore dhe janë larguar nga puna në mënyrë joligjore. Kompania ka marrë dy dënime. 90 për qind e këtyre punëtoreve tanimë janë sistemuar në vende të tjera të punës me ndihmën e Sindikatës”, tha ai.

Azemi pret që kompania të bëjë pagesën e këtyre punëtorëve që nga tetori i vitit të kaluar e deri në përfundim të procesit të kësaj lënde.

“Kur nuk u ndihmuan këtyre punëtoreve me pagë 270 euro që të kthehen në punë, atëherë realisht këtu nuk ka mbetur as Parlament, as Qeveri, as nuk ka mbetur asgjë. E vetmja gjykata është ajo që shpresojmë dhe jam i bindur që ajo do të vlerësojë rastin ashtu siç edhe është”, tha për Ekonomia Online, Azemi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 319)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com