DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rasti i kapitenit Besart Ahmeti: Suspendohet polici i dyshuar se keqtrajtoi njërin nga të dyshuarit

7 Shtator 2026
A A
IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri policor, dyshohet për lëndim të lehtë trupor
Share on Facebook

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar zyrtari policor i dyshuar se ka përdorur forcë ndaj një qytetari në Stacionin Policor të Graçanicës, pas incidentit të ndodhur të shtunën në parkingun e Prishtina Mall.

Gazeta Sinjali raportoi dje se në këtë incident dyshohet se është sulmuar kapiteni i Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, ndërsa personat e dyshuar për sulmin janë dy djemtë e zyrtarit policor Reshat Aliu, njëri prej tyre i mitur.

Sipas IPK-së, incidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites dhe dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun. Në të janë përfshirë një kapiten i Policisë, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, dhe dy qytetarë.

Pas incidentit, personat e përfshirë janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit. Njëri prej tyre ka pretenduar se ndaj tij është përdorur forcë nga një zyrtar policor në Stacionin Policor të Graçanicës.

Me rekomandim të IPK-së, polici i dyshuar për keqtrajtim është suspenduar, ndërsa hetimet po zhvillohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sinjali kishte raportuar se Reshat Aliu dyshohet se kishte shkuar i uniformuar dhe i armatosur në stacion, pasi djemtë e tij ishin shoqëruar atje, dhe se kishte ndërhyrë në punën e policëve që po e trajtonin rastin.

IPK-ja ka bërë të ditur se hetimet ndaj dy qytetarëve do të vazhdojnë nga Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin kompetent, nën dyshimin për sulm.

Ndërkaq, ndaj kapitenit të përfshirë në incident, hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime nën dyshimin për veprën penale të kanosjes.

Inspektorati ka theksuar se hetimet janë në fazën fillestare dhe po zhvillohen në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, duke respektuar të drejtat e palëve dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com