DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rasti Thaçi dhe të tjerët hyn në fazën përfundimtare, Specialja publikon datat

6 Gusht 2026
A A
Rasti Thaçi dhe të tjerët hyn në fazën përfundimtare, Specialja publikon datat
Share on Facebook

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”, do të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Seancat do të jenë publike dhe do të transmetohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara. Publiku dhe gazetarët që dëshirojnë t’i ndjekin nga salla duhet të regjistrohen paraprakisht, ndërsa afati për aplikim është 14 gushti 2026, ora 18:00.

Sipas njoftimit, gjykimi ka hyrë në fazën përfundimtare, pasi më 5 gusht 2026 gjykatësi i vetëm mbylli procedurën e paraqitjes së provave dhe caktoi datat për deklaratat përmbyllëse.

Në këtë rast, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe mosbindjen ndaj gjykatës. Gjykimi kishte nisur, më 27 shkurt 2026.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com