DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Refuzohet lirimi i Veselit, Selimit dhe Krasniqit – OVL UÇK: Padrejtësi e rëndë, kërkojmë reagim nga bota

21 Maj 2025
A A
Votojnë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar me indinjatë dhe shqetësim të thellë ndaj vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar kërkesën për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në deklaratën e saj zyrtare, OVL UÇK e cilëson këtë vendim si një tjetër dëshmi të padrejtësisë që po u bëhet përfaqësuesve të luftës çlirimtare të Kosovës. Sipas kësaj organizate, mënyra e trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së nga kjo gjykatë është jo vetëm e padrejtë, por edhe përbën një pengesë serioze për përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje ndërkombëtare për luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi.

“Ky vendim është një hap prapa në përpjekjet për drejtësi dhe barazi ndërkombëtare. Bashkëluftëtarët tanë meritojnë trajtim të drejtë dhe objektiv, e jo diskriminim të vazhdueshëm,” thuhet ndër të tjera në reagimin e OVL UÇK.

Organizata u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të shqyrtojnë me objektivitet situatën dhe të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund, siç e quan ajo, trajtimit të padrejtë ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë luftën tonë të lavdishme për liri dhe do të qëndrojmë gjithmonë pranë atyre që sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë për popullin tonë,” përfundon reagimi i OVL UÇK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 562)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 776)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com