Kompania “Relux Kosova” ka njoftuar hapjen e konkursit për vende të reja pune, në kuadër të zgjerimit të ekipit të saj.
Sipas njoftimit, kompania është në kërkim të kandidatëve punëtorë dhe të motivuar për këto pozita:
- 3 operatorë prodhimi
- 2 shoferë me kategorinë CE
- 1 faturist/e
Nga “Relux Kosova” bëhet e ditur se kandidatët e interesuar kanë mundësi të bëhen pjesë e një kompanie inovative në industrinë e prodhimit të materialeve ndërtimore.
Aplikimet mund të dërgohen në email adresën: [email protected], ndërsa për informata shtesë qytetarët mund të kontaktojnë në numrin: 048 100 186.
“Ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
