DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për kryetarin e Kuvendit

18 Prill 2025
A A
Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për kryetarin e Kuvendit
Share on Facebook

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka thënë se VV po bisedon me NISMA-n rreth dy ose tre emrave për kryeparlamenarin. Sipas saj, qeveria në detyrë ka dhënë dorëheqjen e saj dhe se opozita nesër duhet të votojë raportin e mandateve të deputetëve, në mënyrë që t’i hapet rruga konstituimit të legjislaturës së re.

Rexhepi nuk ka dhënë detaje nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA kanë realizuar tashmë marrëveshjen, por ka thënë se janë në diskutim për dy ose tri emra për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

“Ata janë duke biseduar dhe kjo, besoj, se do të duhej të ishte gati. Thjesht duhet të presim se cili emër do të jetë në rend të ditës për parlament. Nuk është aspak e rëndësishme nëse janë dy apo tre emra, për mua personalisht do ta votoj kushdo që të jetë kryeparlamentari,” ka thënë ajo.

“Ne kemi dhënë dorëheqjen dy herë, kur jemi regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe tani para seancës së parë konstituive. Edhe opozita do të duhej nesër të votojë raportin, dhe pastaj të votojë për krijimin e Kuvendit dhe t’i hapë rrugën qeverisë së re,” ka thënë ajo.

Për RTK-në, lidhur me faktin e mos-dorëheqjes së kabinetit qeveritar, ajo ka thënë se kryeministri e ka bërë këtë.

“Është ligji i ri, i cili nuk ka qenë më parë. Nuk mund të flasim për ndonjë precedent të mëhershëm se si është votuar qeveria në parlament. Por është thjesht e pamundur që qeveria, kryeministri dhe të gjithë ushtruesit e detyrave që kemi qenë në ekzekutiv, të braktisim qeverinë dhe shtetin deri sa të formohet e reja. Rregulli është që kryeministri mbetet në detyrë deri në momentin kur të vjen kryeministri i radhës, i cili votohet nga Kuvendi,” ka thënë Rexhepi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 959)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (457)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com