Pas një ndërprerjeje pesëmujore, kontrolli policor në pikën e kalimit kufitar në Morinj është rikthyer ditën e sotme, duke shkaktuar menjëherë radhë dhe vonesa në lëvizjen e automjeteve mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur pritjet e mëtejshme, Policia Kufitare ka ndërhyrë duke shtuar numrin e sporteleve në punë.
Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, regjimi i kalimit kufitar ndryshon në varësi të periudhës së vitit.
Kontrollet aplikohen nga 1 marsi deri më 30 prill dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor. Ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, kalimi kryhet pa kontrolle. Procedura e kalimit pa kontrolle, sipas marrëveshjes, vlen vetëm për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.
