DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rizvanolli mohon kolapsin energjetik: Dezinformatë, KEK-u asnjëherë s’e ka ndalur prodhimin

23 Qershor 2025
A A
Rizvanolli mohon kolapsin energjetik: Dezinformatë, KEK-u asnjëherë s’e ka ndalur prodhimin
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka hedhur poshtë pretendimet për kolaps energjetik në vend, si dhe raportimet se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk ka prodhuar fare energji në disa periudha, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se, ndonëse sektori energjetik në Kosovë përballet me sfida për shkak të varësisë nga termocentralet e vjetra 42 dhe 62-vjeçare, nuk ka pasur asnjë moment kur KEK-u ka prodhuar zero megavat-orë.

“Dua të adresoj disa dezinformata që kanë qarkulluar ditëve të fundit. Nuk ka pasur asnjë moment kur KEK-u ka prodhuar zero megavat-orë, apo që Kosova ka qenë në ndonjë kolaps energjetik, siç është raportuar nga disa media. Ne përballemi me sfida në sektorin energjetik sepse siguria jonë e furnizimit varet nga termocentralet 62 dhe 42-vjeçare, për të cilat nuk janë bërë asnjëherë rehabilitime serioze. Një nga arsyet pse që nga prilli nuk i kemi në funksion të gjitha blloqet është sepse, për herë të parë në termocentralin Kosova B, po i modernizojmë turbinat. Si rezultat, blloku B2 është jashtë funksionit për rreth gjashtë muaj për të mundësuar këto operime”, theksoi Rizvanolli.

“Kjo është një sakrificë e përkohshme, por e domosdoshme, dhe duhet ta bëjmë tani, sepse nuk është bërë me kohë – kur çmimet e importit kanë qenë trefish më të ulëta. Po thuhet, ndër të tjera, se këto janë remontet e rregullta që po bëhen në termocentralin Kosova B dhe që janë bërë gjithmonë – kjo nuk është e saktë. Këto po bëhen për herë të parë. Janë bërë vetëm intervenime të vogla, qindra tenderë që kanë kushtuar në total mbi 1 miliard euro dhe që kanë shkuar në termocentralet tona, mirëpo kurrë nuk janë bërë rehabilitime dhe modernizime siç kemi filluar tani,” shtoi ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com