DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rohde thotë se ndërtimi i urave në Mitrovicë para zgjedhjeve e kanë farën e eskalimit

17 Gusht 2025
A A
Njohja e Kosovës nga Kenia, Rohde: Reagimi i Serbisë, shkelje e rëndë e marrëveshjeve të Brukselit
Share on Facebook

Ndërtimi i dy urave të reja mbi Lumin Ibër, sipas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e kanë farën e eskalimit.

Rohde në një intervistë në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se ndërtimi i urave përpara zgjedhjeve lokale është hap eskalues që s’do çonte në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovë.

“Ndërtimi i urave nuk është një mjedis lehtësues. E ka farën e eskalimit. Situatat janë gjithmonë ndryshe, por e keni një kryetar në veri që nuk e përfaqëson popullin. Nuk mund të thoni se një kryetar komune me 2 për qind e përfaqëson popullatën”.Prapë, ndërtimi i urave në këtë kohë, përpara zgjedhjeve është një hap eskalues i cili nuk sjell një mjedis ku mund t’i heqim masat”, tha Rohde, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se Gjermania është në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës, e që për një gjë të tillë tha se ishin gati ta bënin vitin e kaluar, por ndodhën disa veprime të pakoordinuara të qeverisë.

“Ne si Gjermani jemi në favor të heqjes së masave. E dini që në BE ka disa skeptikë dhe ishim t’i largonim masat vitin e kaluar por ndodhën disa veprime të pakoordinuara dhe disa vende thanë se ndoshta nuk është rruga e duhur”.

“Kemi nisur me heqje të pjesshme por duhet një mjedis ku të gjithë thonë se ‘mirë, tash duhet ta bëjmë’”, tha ai./Klankosova.tv.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 294)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com