DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Romë: Shqiptari godet me gërshërë berberin indian pas një debati, arrestohet për tentativë vrasjeje

26 Maj 2025
A A
Romë: Shqiptari godet me gërshërë berberin indian pas një debati, arrestohet për tentativë vrasjeje
Share on Facebook

Një debat për motive të lehta në një berberhane në lagjen Centocelle të Romës ka degjeneruar në një ngjarje të rëndë kriminale. Një 29-vjeçar shqiptar ka goditur me gërshërë në qafë një berber indian 24-vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Filippo Parlatore”, ku shqiptari, i cili ka precedent penal, hyri në konflikt me punonjësin.

Gjatë debatit verbal, ai rrëmbeu një palë gërshërë dhe e sulmoi viktimën, i cili, ndonëse në gjendje të rënduar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin “Umberto I”.

Pas sulmit, autori u largua në këmbë, por karabinierët arritën ta identifikojnë përmes kamerave të sigurisë dhe dëshmive të pranishmëve. Ai u kap mëngjesin e ditës së nesërme në një park në zonën Tor Sapienza.

Hetimet zbuluan se 29-vjeçari ishte në kërkim për shkak të shkeljes së masës së arrestit shtëpiak, e caktuar më parë për vepra si trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe rezistencë ndaj policisë. Ai ndodhet tashmë në burgun Rebibbia dhe pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 559)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com