DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rrahmani: Kosovës i duhet një kryeministër që bashkon, jo që përçan

27 Nëntor 2025
A A
Rrahmani: Kosovës i duhet një kryeministër që bashkon, jo që përçan
Share on Facebook

Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe “Listës për Familje”.

Prijësi i kësaj liste, Eman Rrahmani, deklaroi se Kosovës i duhet një kryeministër që bashkon, e jo që përçan.

“Një qeveri që mbron familjen, vlerat konservatore dhe stabilitetin shoqëror, një lidership që e rikthen seriozitetin dhe besueshmërinë e shtetit tonë, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Tutje Rrahmani, tha se familja është themeli i shoqërisë sonë.

“Ajo është vendi ku lindin dashuria, përgjegjësia dhe edukata qytetare. Ne do të angazhohemi për politika që e mbështesin familjen, që i japin dinjitet emrit nënë e babë, siguri ekonomike prindërve dhe perspektivë të rinjve tanë. Të forcojmë familjen do të thotë të forcojmë kombin”, theksoi Rrahmani.

Ai përsëriti se do të garojnë si koalicion brenda listës së PDK-së.

“Në këto zgjedhje, ne do të garojmë si koalicion brenda listës së Partisë Demokratike të Kosovës, pas ftesës së kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, z. Bedri Hamza, me të cilin kemi nisur këtë rrugëtim të përbashkët”, tha ai.

“Vazhdojmë angazhimin tonë politik me përkushtim të plotë, në shërbim të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Sot vendi ynë ka më shumë se kurrë nevojë për njerëz me integritet, dije dhe urtësi në përfaqësim, njerëz që e vendosin interesin e qytetarëve mbi gjithçka”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 607)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (348)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com