Një punëtor ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga kati i dytë i një objekti ku ishte duke punuar në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:40 dhe është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Viktima, mashkull kosovar, fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar dhe intervistuar dy persona të dyshuar: koordinatorin për siguri dhe përfaqësuesin juridik të firmës.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
