DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rriten shpenzimet e Qeverisë në detyrë

2 Shtator 2025
A A
Rriten shpenzimet e Qeverisë në detyrë
Share on Facebook

Qeveria në detyrë e Kosovës ka rritur shpenzimet për 105 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se qeveria, në tremujorin e dytë të vitit 2025, ka shpenzuar afër 785 milionë euro, që është rreth 105 milionë euro më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në publikimin e llogaritjes qeveritare për tremujorin e dytë, ASK-ja njofton se “gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 784.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2024 ishin 679.1 milionë euro”.

ASK-ja ka sqaruar se pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (28%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (15%) dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet mbi produktet (64%), tatimet rrjedhëse mbi të ardhurat (16%) dhe aktivet e detyrimet financiare (10%). Pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas të dhënave nga ASK-ja, shpenzimet e Qeverisë së Kosovës në tremujorin e parë të vitit 2025 (TM1 2025) arritën në 703.2 milionë euro, duke shënuar një rritje prej rreth 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur shpenzimet ishin 601.6 milionë euro.

Në të njëjtën periudhë, të hyrat e përgjithshme të Qeverisë arritën në 687.9 milionë euro, duke shënuar një rritje modeste prej rreth 1.2% krahasuar me 679.7 milionë euro në TM1 2024.

Këto të dhëna treguan për një rritje të shpenzimeve qeveritare, ndërkohë që të hyrat kanë pasur një rritje më të ngadaltë, duke reflektuar një rritje të deficitit buxhetor në këtë periudhë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 988)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com