DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rritet numri i vizitorëve, këto janë vendet prej nga vijnë turistët në Kosovë

8 Nëntor 2025
A A
Share on Facebook

Në shtator të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 64 mijë e 727, prej tyre 39.1 për qind ishin vendorë dhe 60.9 për qind ishin të jashtëm. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin shtator të vitit 2024 (sa ishin 62 mijë e 393 vizitorë) ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 3.7 për qind.

Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 146 mijë e 598, prej tyre 50.6 për qind nga vendorët dhe 49.4 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve, e ka rajoni i Pejës.

“Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 8 mijë e 281 vizitorë dhe me 25 mijë e 48 net-qëndrimeve”, bënë të ditur ASK.

Ndërsa, numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë, prin Shqipëria, pastaj Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Shtator 2024) numri i vizitorëve ka mbetur i njëjtë, pa ndryshim. Në total 39 397 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 690)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com