Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërvënë zyrtares për komitete të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit, e cila e përmendi në një postim lidhur me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, duke e ndërlidhur me, siç pretendoi ajo, krim të organizuar.
Lushtaku iu është referuar Mihalit si “Dejona e Aleksandrit nga Greqia” duke e pyetur se kush është ajo që kontrollon çdo gjë tek Lëvizja Vetëvendosje.
“Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa? Kush të financon ty? Çfarë misioni ke në Kosovë? Për kë punon ti? A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus”, ka pyetur Lushtaku.
Reagimi i Lushtakut vjen pasi të njëjtit iu përmend emri nga Mihali në një reagim të saj kundër Përparim Ramës, pasi ky i fundit kërkoi përgjegjësi nga Dimal Basha dhe Qeveria në detyrë për vdekjen në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, të cilët u akuzuan për mosmirëmbajtjen e saj.
