Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar të kërkojë përgjegjësi dhe t’ia rikujtojë kryeministrit Albin Kurti premtimet për ndërtimin e rrugëve, të cilat ende nuk janë përfunduar sipas afateve që ishin paralajmëruar.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një premtim të vitit 2021 të kryeministrit Kurti ku ai kishte thënë se rruga Prishtinë-Podujevë do të përfundonte në vitin 2022.
‘Më 2 nëntor 2021, Albin Kurti premtoi se rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundonte në vitin 2022. Sot, gati pas pesë vitesh rruga ende nuk ka përfundu. Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë Euro buxhet të humbura pa lënë asnjë shënjë në këtë vend. Përgjegjësi!‘, ka shkruar Bajrami.
Ndërkaq postimit ia ka bashkëngjitur edhe një video-lajm të po atij viti, ku flitet se punimet në rrugë do të përfundonin brenda një viti.
