DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rrustemi i VV-së: Ende kemi shans ta gjejmë një president dhe t’i shmangim zgjedhjet

10 Shtator 2026
A A
Rrustemi: Ka një fushatë të PDK-së për ta penguar LDK-në të bashkëpunojë me LVV-në
Share on Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se qëllimi i VV-së është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe gjetja e një dakordimi për zgjedhjen e presidentit.

Rrustemi tha se vendi aktualisht nuk është në një situatë ku mund të funksionojë normalisht pa institucione të plota dhe se, pa një dakordim për presidentin, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Vendi nuk është në këtë kontekstin aktual, nuk është institucion në vetvete. Pa një dakordim për presidentin, shkojmë në zgjedhje. Do të konstituohet Kuvendi, por po them, në këtë proces që jemi, Kuvendi pa dakordim për presidentin nuk do të ekzistojë më si Kuvend, se do të shpërndahet para 60 ditëve”, tha Rrustemi.

Ai iu përgjigj edhe kritikave të opozitës se Kuvendi është dashur të konstituohet më herët.

“Na kanë akuzuar pse s’u konstitu më parë. Po të ishte konstituuar në atë afatin që pretendonte opozita, pardje ishte dashur të shpallen zgjedhjet. A e dini këtë punë?”, u shpreh Rrustemi.

Sipas tij, aktualisht ende ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje për presidentin dhe për ta shmangur shkuarjen në zgjedhje.

“E sot kemi hala shans me gjetë një president. Domethënë, ne po pretendojmë për t’i dhënë shans procesit për ta gjetur presidentin, për t’i shmangur zgjedhjet”, deklaroi Rrustemi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 719)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 722)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com