DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rubin: Ishim në anën e engjëjve, të mirëve – viktimat s’mund të kryenin krime, ndryshe do të ishte shumë keq edhe për mua, Albright, Clinton

15 Shtator 2025
A A
Rubin: Ishim në anën e engjëjve, të mirëve – viktimat s’mund të kryenin krime, ndryshe do të ishte shumë keq edhe për mua, Albright, Clinton
Share on Facebook

Shtetet e Bashkuara të Amerikës donin të ishin në anën e “engjëjve, të mirëve dhe viktimave” gjatë luftës në Kosovë, tha ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Rodney Dickson, avokat i Kadri Veselit, e pyeti atë: “Pra, a është e vërtetë që ju nuk mund te kishit partner me asnjë organizatë, në qoftë se kjo organizatë mund të ishte përfshirë në aktivitete terroriste apo krime lufte, dhe ju donit të siguroheshit që të kishit sa më shumë informacion lidhur me këtë temë apo jo?”.

Rubin, tha se do ta bënte të qartë se ish-krerët e UÇK-së “s’mund të ishin viktima nëse do të kryenin krime lufte”.

“Do t’ua bëjë shume te qartë këtu. Pas Bosnjës, ku menduam se e ndaluam një lufte dhe ndihmuam krijimin e një shoqërie tolerante, të mos ishte kaotike, ne ishim krenarë për këtë që bëmë, dhe pamë situatë të re në Kosovë. Dhe ne donim të siguroheshim të ishim në anën e “engjëjve” themi ne, në anën e të mirëve, dhe nuk donim që ata të ishin viktima. Por s’mund të ishin viktima nëse do të kryenin krime lufte, e as nuk do të ishin viktima nese do të kishin qasje ekstremiste islamiste. Në këtë kohë Amerika ishte superfiqi, sigurisht. Donim të ishim në anën e viktimave dhe në qoftë se ndodhte diçka ndryshe, atëherë kjo i takonte të ishte kundër çdo gjëje qe besonte Madeleine Albright, Clinton dhe unë rrjedhimisht”, tha ai.

Rubin tregoi se Thaçi dhe të tjerët atëherë ishin pa pushtet dhe ishin viktima.

“Ne donim të siguroheshim që ata të ishin të lirë dhe të mos i ndiqnin politikat e shtypësit, nga i cili donin të shpëtonin. Prandaj, ne nuk donim të ishim në anën e atyre që nuk ndiqnin të njëjtat objektiva. Dhe ne jemi përpjekur shumë që kjo të mos ndodhte. Dhe do të kishte qenë shumë keq për ne në qoftë se do të kishte pasur bazë për akuzat që ngriheshin”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 146)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com